Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
BAGDAD (AA) – Gazetarja irakiane Afrah Shawki e cila javën e kaluar u rrëmbye në shtëpinë e saj në Bagdad, është liruar të martën në mbrëmje, njoftoi familja e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vëllai i saj Nibras Shawqi al-Qaisi konfirmoi për mediat se Afrah është liruar një natë para, por nuk dha detaje për rrëmbyesit e saj.
Disa persona të armatosur të cilët u prezantuan si pjesëtarë të forcave të sigurisë bastisën shtëpinë e gazetares gjatë të hënës së kaluar, ku më pas e rrëmbyen. Po ashtu i grabitën edhe sendet e saj me vlerë.