Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
Bota

Egjipt, mbahet konferencë ndërkombëtare për Mianmarin

Në konferencën me temë “Dialog njerëzor dhe bashkëkohor për shtetasit e Mianmarit” të organizuar në Kajro, morën pjesë përfaqësues muslimanë, budistë, hinduistë dhe të krishterë
Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Said İbicioğlu
03 janar 2017•Përditësim: 04 janar 2017
Egjipt, mbahet konferencë ndërkombëtare për Mianmarin
Kajro

KAJRO (AA) – Këshilli Musliman i të Urtëve i kryesuar nga Shejhu i Az’harit Ahmed al Tayyeb, ka organizuar konferencë ndërkombëtare në Egjipt në lidhje me mbështetjen e paqes dhe dialogut në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën me temë “Dialog njerëzor dhe bashkëkohor për shtetasit e Mianmarit” të organizuar në Kajro, morën pjesë përfaqësues muslimanë, budistë, hinduistë dhe të krishterë, si dhe ambasadori i Mianmarit në Kajro Myint Lwin dhe ish-presidenti i Sudani Abdurrahman Swar ez-Zeheb.

Shejhu i Az’harit gjatë fjalës së tij në hapje të konferencës theksoi nevojën që veçanërisht të rinjtë ta përhapin kulturën e qytetarisë, duke i bërë thirrje popullit të Mianmarit ta lë mënjanë urrejtjen.

Mbledhjen në fjalë Tayyeb e cilësoi si hapi i parë në rrugën e drejtësisë dhe paqes së përhershme në Mianmar.

Ndërkaq, ambasadori Myint Lwin u shpreh se 87,9 për qind e popullsisë së Mianmarit është budiste, 4,3 për qind muslimane, ndërsa pjesa e ngelur janë të krishterë dhe hinduistë.

Duke i mbrojtur parimet paqësore të Budizmit, Lwin tha se shpreson që mbledhja në Kajro të sjellë kontribut për paqen dhe diversitetin kulturor.

Nga ana tjetër, ish-presidenti sudanez Zeheb vuri në pah se e tërë bota është në pritje të një zgjidhjeje të drejt për problemin në Mianmar.

Në konferencë fjalë mori edhe ish-ministri egjiptian i Vakëfeve Mahmud Hamdi Zakzuk, i cili tha se “Bota e cila po vështron se si rrezikohen muslimanët Rohingya, kërkon të gjejë zgjidhje për këtë konflikt.”

Zakzuk i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të hedhë hapa drejt një dialogu mes palëve i cili do të rezultonte me zgjidhje për këtë tragjedi njerëzore.

Ndryshe, në incidentet e dhunës që shpërthyen mes budistëve dhe muslimanëve në shtetin e Arakanit në Mianmar në vitin 2012, humbën jetënnumër i madh i njerëzve, shumica e të cilëve ishin muslimanë, ndërkohë që qindra shtëpi dhe biznese u dogjën dhe mijëra Rohingya u detyruan ta braktisin rajonin.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 1982 në Mianmar, muslimanët Rohingya nuk kanë të drejtë shtetësie, ndërsa qeveria i konsideron si “migrantë ilegalë të ardhur nga Bangladeshi”. Në kampet e refugjatëve të Arakanit në perëndim të vendit gjenden afërisht 500 mijë muslimanë Rohingya.

Organizata e Kombeve të Bashkuara muslimanët Rohingya i cilëson si “pakica fetare më e persekutuar në botë”.




related_topics:
MyanmarMianmarAhmed et-Tayyib
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription

contact_the_ombudsman

is_there_an_error_in_this_story

ombudsman_apply_button
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Ndalohet me një klandestin në valixhe

Ndalohet me një klandestin në valixhe

E radhës

Një tërmet 6.9 ballë godet rajonin e Fixhit

Një tërmet 6.9 ballë godet rajonin e Fixhit

MË TË FUNDIT

Presidenti brazilian: Trump nuk ka të drejtë t'ua imponojë vullnetin e tij vendeve të tjera

Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e "vendit të saj të merituar" në komunitetin ndërkombëtar

Zonja e Parë e Turqisë thirrje për ndryshim global të zakoneve të konsumit dhe "përgjegjësi të përbashkëta" për klimën

Presidenti turk thekson mbështetjen e Ankarasë për Kuvajtin në mes të tensioneve rajonale

Erdogan: Turqia nuk do të pranojë asnjë formulë që nuk është në interes të Libisë

Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës

Shefi i OKB-së i alarmuar nga përshkallëzimi i sulmeve ndaj qyteteve ukrainase dhe ruse

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Ekspertët dyshime për trasparencën e zgjedhjeve në Mianmar

Ekspertët dyshime për trasparencën e zgjedhjeve në Mianmar

Mianmar, muslimanët pa të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjet parlamentare

Mianmar, muslimanët pa të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjet parlamentare

Rreth 100 persona të zhdukur nga rreshqitja e tokës në Nianmar

Rreth 100 persona të zhdukur nga rreshqitja e tokës në Nianmar

Humbin jetën 113 persona nga rrëshqitja e tokës në Mianmar

Humbin jetën 113 persona nga rrëshqitja e tokës në Mianmar

Suu Kyi: Qeveria e ardhshme në Mianmar prioritet do të ketë paqen

Suu Kyi: Qeveria e ardhshme në Mianmar prioritet do të ketë paqen

Diskriminimi fetar në Mijanmar, ndalohen martesat mes religjioneve të ndryshme

Diskriminimi fetar në Mijanmar, ndalohen martesat mes religjioneve të ndryshme

Mianmar, 4 të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak

Mianmar, 4 të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak

Mijanmari zgjedh presidentin e parë civil pas më shumë se gjysëm shekulli

Mijanmari zgjedh presidentin e parë civil pas më shumë se gjysëm shekulli

Mijanmar, presidenti i ri ul numrin e ministrive

Mijanmar, presidenti i ri ul numrin e ministrive

Mijanmari goditet nga një tërmet prej 6.9 ballësh

Mijanmari goditet nga një tërmet prej 6.9 ballësh