Një shëtitje nëpër Bukuresht, historinë e gjallë të Rumanisë
Bukureshti, i vendosur në Evropën Juglindore, përmban ndërtesa të formësuara nga ndikime arkitekturore evropiane që nga fundi i shekullit 19-të
Bukuresht
Monumente që pasqyrojnë identitetin historik, kulturor dhe politik të kryeqytetit rumun Bukuresht janë kapur në një seri fotografish, duke dëshmuar historinë e gjallë të Rumunisë, raporton Anadolu
Biblioteka Qendrore Universitare Carol I dhe statuja kalorësiake e Mbretit Carol I qëndrojnë në qendër të qytetit, duke shërbyer si simbole të spikatura të historisë akademike dhe monarkike të Bukureshtit. Aty pranë, Ateneumi Rumun dhe statuja e poetit kombëtar Mihai Eminescu mbeten ndër ikonat kulturore më të nderuara të qytetit.
Sheshi i Revolucionit shërben si një pikë qendrore e kujtesës politike të kombit. Ai përfshin Memorialin e Rilindjes dhe ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dyja të lidhura ngushtë me revolucionin e vitit 1989. Në shesh ndodhet gjithashtu Monumenti i Iuliu Maniu, që nderon një figurë kyçe të përpjekjeve demokratike të Rumanisë.
Pallati masiv i Parlamentit, ndërtesa e dytë më e madhe administrative në botë, qëndron si dëshmi e shtrirjes së pushtetit shtetëror, shpesh i shoqëruar nga mjete të xhandarmërisë që pasqyrojnë praninë e sigurisë në kryeqytet.
Në rrugët e qytetit, flamuri rumun shfaqet dukshëm në ndërtesa publike, përfshirë Klubin Ushtarak Kombëtar, Muzeun Kombëtar të Historisë së Rumanisë dhe Bankën Kombëtare të Rumanisë.
Kisha Kretzulescu dhe Manastiri Casin përfaqësojnë rrënjët e thella fetare dhe trashëgiminë historike të qytetit.
Bukureshti, i vendosur në Evropën Juglindore, përmban ndërtesa të formësuara nga ndikime arkitekturore evropiane që nga fundi i shekullit 19-të. Ndërtesat parlamentare, muzetë, universitetet dhe strukturat fetare të qytetit pasqyrojnë zhvillimin politik, kulturor dhe historik të vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
