Mohamed Sabry Emam Muhammed
26 Gusht 2016•Përditësim: 26 Gusht 2016
KAJRO (AA) – Sipas një aktivisti lokal për të drejtat e njeriut një gjykatë ushtarake egjiptiane ka dënuar të enjten 17 civilë, pas pretendimeve dhe akuzave për dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ezzat Ghoneim, drejtor i institucionit të koordinimit për të Drejtat dhe Liritë (ECRF) me qendër në Kajro për AA tha se gjykata për dhjetë të pandehurit vendosi burgim të përjetshëm në mungesë, të akuzuar për sulm ndaj një stacioni policor në Egjiptin jugor.
Shtatë persona janë dënuar po ashtu me nga 15 vite burgim për të njëjtat akuza, u shpreh ai. Vendimi ende është subjekt i apelimit.
Egjipti u përfshirë në trazira që nga përmbysja ushtarake e Mohamed Morsit në vitin 2013, presidentit të parë të zgjedhur në votim të lirë.