Gözde Bayar
19 Shkurt 2021•Përditësim: 19 Shkurt 2021
Një civil azerbajxhanas ka humbur jetën pasi një minë e vendosur nga forcat armene shpërtheu në rajonin e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se mina shpërtheu në fshatin Talish të rrethit Tartar, i cili ka qenë nën pushtimin armen për tre dekada.
Ishte një minë anti-tank e vendosur nga ushtarët armenë gjatë periudhës së okupimit, thuhet më tej.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje.
Përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator të vitit 2020 dhe përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia gjashtë javë më vonë.
Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra të tij nga okupimi armen gjatë kësaj kohe.
Para kësaj, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tre dekada.