Turqia

Erdogan: Turqia mbështet progresin në procesin e paqes Azerbajxhan-Armeni

Erdogan në bisedën telefonike theksoi se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti

Asiye Latife Yılmaz  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Erdogan: Turqia mbështet progresin në procesin e paqes Azerbajxhan-Armeni

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, ka theksuar se Turqia mbështet progresin në procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve në platformën e mediave sociale NSosyal tha se presidenti Erdogan në bisedën telefonike theksoi se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti.

Presidenti turk gjithashtu uroi homologun e tij azerbajxhanas për ditëlindjen dhe i shprehu urime më të mira për Vitin e Ri që po vjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.