Muhammed Bilal Kenasari
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Në Atlanta të SHBA-së njoftohet se një person afro-amerikan i seksit mashkull është gjetur i varur në një pemë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për ngjarjen e ndodhur në parkun Piedmont në Atalanta autoritetet lokale kanë deklaruar se kjo mund të jetë një vetëvrasje, ndërsa banorët e zonës pretendojnë se përgjegjësit e kësaj ngjarjeje janë anëtarët e organizatës raciste të të bardhëve Klu Klux Klan (KKK) në SHBA.
Në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Policisë së Atalantas bëhet e ditur se një person afro-amerikan i moshës 25-35 vjeç është gjetur në orët e para të mëngjesit i varur në një pemë, si dhe theksohet se ngjarja mund të jetë vetëvrasje.