Büşra Akın Dinçer
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Stuhia e fuqishme “Desmond” ka përfshirë rajonin Cumbriau në pjesën veriperëndimore të Anglisë, ku është shpallur gjendje e “incidentit të lartë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Së paku 100 banorë në mbarë qytetet e rajonit janë evakuuar pasi është vërejtur se shtrati i lumit tejkalon nivelin e mbrojtjes nga përmbytjet. Shumë rrugë janë përmbytur apo janë mbyllur për shkak të rrëshqitjes së tokës.