Adam Abu Bashal
05 Dhjetor 2018•Përditësim: 05 Dhjetor 2018
ABUJA (AA) - Në sulmin e pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram në veriperëndim të Nigerisë janë vrarë 8 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali i ushtrisë së Nigerisë, Sani Kukasheka Usman deklaroi se sulmi u krye në pikën e kontrollit ushtarak në Buni Gari, e cila i përket shtetit federal Yobe.
Usman konfiromi se në përleshjet që pasuan u vranë 10 terroristë dhe u konfiskua sasi e konsiderueshme e municionit.
Boko Haram, e cila kryen sulme në Nigeri që nga viti 2009, ka vrarë mbi 20 mijë njerëz.