Gökhan Kavak
25 tetor 2017•Përditësim: 25 tetor 2017
ABUJA (AA) – Një anije gjermane e mallrave është rrëmbyer gjatë sulmit të piratëve në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania Sea Guidance, e cila ofron punë këshilldhënëse për rojën bregdetare nigeriane, njoftoi se piratët rrëmbyen anijen “Demeter“, e cila nga Guinea Ekuatoriale me flamurin gjerman lundronte drejt Liberisë.
Anija është rrëmbyer në ujërat në jug të qytetit nigerian Port Harcourta.
Së paku gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë rrëmbyer nga anija.