Satuk Buğra Kutlugün
25 tetor 2017•Përditësim: 25 tetor 2017
BAGDAD (AA) – Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut ka ofruar "ngrirjen" e rezultatit të referendumit të paligjshëm për të ndalur operacionet ushtarake në atë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
"Iraku dhe Administrata Rajonale Kurde janë përballur me rrethana të rënda dhe të rrezikshme dhe të gjithë ne duhet të veprojmë me përgjegjësi të lartë për të shmangur eskalimin e dhunës dhe konfliktit në mes të ushtris irakiane dhe Peshmergëve", thuhet në kumtesën e ARK-së të lëshuar në mëngjes.
Duke theksuar se konfliktet e deritashme kanë shkaktuar humbje tek të dyja palët, në deklaratën e Erbilit zyrtar thuhet se konfliktet e mëtejshme do të sillnin vazhdimin e gjakderdhjes dhe krijimin e një hendeku më të thellë midis pjesëve të ndryshme të shoqërisë irakiane.
"Është e sigurt se vazhdimi i konfliktit nuk do t'i sjellë fitore askujt, por vetëm do të thellonte kaosin e tanishëm. Në përputhje me përgjegjësinë ndaj kombeve tona, propozojmë ndërprerje të menjëhershme të konfliktit dhe përfundimit të operacioneve ushtarake, 'ngrirje' të rezultatit të referendumit dhe fillimin e dialogut të hapur me qeverinë e Irakut në bazë të Kushtetutës së Irakut", thuhet në deklaratë.
Administrata rajonale kurde mbajti referendumin e paligjshëm për pavarësi më 25 shtator, i cili kundërshtohet fuqishëm nga qeveria irakiane, por gjithashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe fqinjët e saj Irani dhe Turqia.