Haydar Hadi
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
BAGDAT (AA) – Ambasadori i SHBA-ve në Bagdad, Douglas Silliman, është shprehur se referendum i paligjshëm i Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK) ka shkaktuar dëshpërim për SHBA-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në zyrën e ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, Silliman thotë se “Realizimi i referendumit nga ARK na ka shkaktuar dëshpërim. Kjo mund të ndikojë negativisht në luftën kundër DEASH-it. Iu bëjmë thirrje të gjithëve që të qetësohen”.