Haydar Hadi
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Të paktën tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e sigurisë të Irakut deklaruan se ndaj një stacioni policor është kryer sulm me tre auto-bombë në qarkun Abu Ghraib në pjesën perëndimore të Bagdadit.
Nga shpërthimi i fuqishëm u vranë tre persona, duke përfshirë edhe shefin e stacionit të policisë dhe u plagosën 14 të tjerë.
Dje në tri sulme të ndara me bomba në Bagdad u vranë të paktën 98 persona dhe 100 të tjerë u plagosën.
Iraku një kohë të gjatë vazhdon të jetë arenë e krizës së thellë politike dhe të sigurisë, e cila u përshkallëzua në verën e vitit 2014, kur terroristët e DAESH-it pushtuan qytetin e dytë më të madh në vend Mosulin dhe disa rajone të tjera të rëndësishme.