Mücahit Oktay
22 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Në New York të SHBA-së virusi i lisë së majmunit është konstatuar për herë të parë tek një person, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Departamenti i Shëndetësisë së New Yorkut, thuhet se virusi i lisë së majmunit është konstatuar tek një person për herë të parë brenda kufijve të shtetit dhe se po bëhen përpjekje për të kontaktuar personat që mund të kenë pasur kontakte me të prekurin.
Personi në fjalë është izoluar dhe ndaj tij ka filluar trajtimi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Autoritetet të enjten deklaruan se po hetonin dy raste të mundshme të lisë së majmunit i cili është një virus që vërehet rrallë jashtë Afrikës dhe që mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deri më tani janë konfirmuar 80 raste të lisë së majmunit ndërsa po hetohen ende 50 raste të tjera.
Lija e majmunit që njihet si një prej sëmundjeve të rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe atë të Afrikës Perëndimore.
Në llojin e virusit të Kongos ka 10 për qind rrezik të fatalitetit ndërsa në llojin e Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekjeje prej 1 për qind në njërën prej dy rasteve.
Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fluska që shkaktojnë kruarje në trup.