Bota

Një tërmet 6.1 ballë godet Filipinet

Edhe pse tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Manila, provincat Bulacan dhe Oriental Mindoro, nuk pati viktima apo dëme materiale

Nuri Aydın  | 22.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
Një tërmet 6.1 ballë godet Filipinet

Ankara

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur provincën e Filipineve Batangas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Sizmologjik Filipine tha se një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Batangas në orën 05:50 me kohën lokale.

Epiqendra e tërmetit, i cili ishte në një thellësi prej 132 kilometrash, u regjistrua 21 kilometra në veriperëndim të qytetit provincial Kalatagana.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë tërmete të tjera.

Edhe pse tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Manila, provincat Bulacan dhe Oriental Mindoro, nuk pati viktima apo dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın