Bota

New York, mbështetësit e Palestinës protestë kundër presidentit Biden

Qindra aktivistë u mblodhën përpara ndërtesës së Radio City Music Hall, qendrës së famshme të shfaqjeve në New York dhe mbajtën një protestë për shkak të mbështetjes që Biden ofron ndaj Izraelit i cili vret civilët në Gaza

Mücahit Oktay  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 03.04.2024
New York, mbështetësit e Palestinës protestë kundër presidentit Biden Foto: Fatih Aktaş / AA

New York

Një grup mbështetësish të Palestinës në New York protestuan kundër Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në të cilin ai shkoi për fushatën e donacioneve të mbajtur në kuadër të zgjedhjeve presidenciale 2024, transmeton Anadolu.

Qindra aktivistë u mblodhën përpara ndërtesës së Radio City Music Hall, qendrës së famshme të shfaqjeve në New York dhe mbajtën një protestë për shkak të mbështetjes që Biden ofron ndaj Izraelit i cili vret civilët në Gaza.

Krahas Biden i cili mori pjesë në natën e dhurimit të organizuar nga Partia Demokratike me qëllim grumbullimin e 25 milionë dollarëve, në shënjestër të protestave u vunë edhe ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, që dhanë mbështetje ndaj tij.

Protestuesit reaguan ndaj vazhdimit të vrasjes së civilëve në Gaza nga Izraeli dhe mos ofrimit të mbështetjes së SHBA-së për një armëpushim të përhershëm në rajon, ndërsa brohoritën me sloganet "Gjenocidi Joe" dhe "Palestina do të çlirohet, Biden do ta shohë këtë".

Në aktivitetin ku u morën masa të jashtëzakonshme sigurie, protestuesit pro palestinezë kërkuan armëpushim urgjent në Gaza si dhe votuesve demokratë në New York ku po vazhdojnë zgjedhjet paraprake për garën presidenciale 2024, u bënë thirrje që të reagojnë duke përdorur votë boshe në votime.

Shuma e donacioneve që Biden do të mbledhë në aktivitetin ku do të marrin pjesë Obama dhe Clinton si dhe shumë emra të famshëm, pritet të arrijë në 25 milionë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın