New York, mbahet protesta "Jo luftë kundër Iranit"
Demonstrata tërhoqi aktivistë kundër luftës dhe iraniano-amerikanë të shqetësuar që bënin thirrje për ulje të tensioneve

Shkup
Qindra protestues u mblodhën në Bryant Park në New York të SHBA-së për të protestuar kundër fushatës ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raporton Anadolu.
Demonstrata tërhoqi aktivistë kundër luftës dhe iraniano-amerikanë të shqetësuar që bënin thirrje për ulje të tensioneve, me shumë që shprehën frikë për sigurinë e familjeve të tyre mes tensioneve në rritje dhe pasigurisë mbi përfshirjen e mundshme të SHBA-së.
Shumë protestues shiheshin duke kënduar himne, duke valëvitur flamuj, luanin me daulle dhe duke hedhur slogane të ndryshme.