Aldıjana Hadzıc
22 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
NEW YORK (AA) – Me rastin e "Natës së Shtrigave" (Halloween) në New York, u ekspozuan kungujt më të mëdhenj dhe më të rëndë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita u hap në Kopshtin Botanik në New York.
Kungulli më i madh i kultivuar në vitin 2017 peshon 1 ton e 71 kilogram dhe njëherësh është kungulli me peshën më të madhe që ndonjëherë është kultivuar në Amerikën e Veriut.
Kungulli ishte kultivar nga Joel Holland nga Washingtoni.
Vizitorë të shumtë patën rastin të fotografohen, por gjithashtu edhe morën ide për dekorime me rastin e festës së ardhshme.