İnci Gündağ
22 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
LONDËR (AA) - Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, mbrëmë është mbajtur "Modest Fashion Festival", raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjarja, e cila mblodhi dashamirët e modës, u mbajt në "Grosvenor House Hotel" dhe kishte dy revy.
Janë prezantuar brendet e koleksioneve "Amal Al Raisi", "Meryem Boussikouk", "Bthania", "Rishma", si dhe shumë të tjera.
Qëllimi i festivalit është rritja e diversitetit në tregun e këtij lloji të modës si dhe prezantimi i brendeve të ndryshme.