Eshat Fırat
02 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se "Tashmë shumë shtete arabe, nuk e shohin Izraelin si një armik por në pozitë të një aleati jetik", raporton Andolu Agency (AA).
Netanyahu i cili foli në konferencën e përbashkët për media me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në Zyrën e Kryeministrisë në Jerusalem, pohoi se shtetet arabe nuk e shohin Izraelin si armik.
Netanyahu tha se po ndodh një ndryshim i madh në botën arabe dhe se ky ndryshim i jep shpresa atij. "Shumë shtete arabe, Izraelin e shohin si aleat strategjik në luftën kundër Islamit radikal të kryesuar nga Irani dhe DEASH-i. Ky është një lajm i mrekullueshëm për mua", tha ai.