Yunus Kaymaz
02 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
STAMBOLL (AA) - Ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e UEFA Ligës së Evropës do të luhen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Finalistët, në organizimin e dytë më të madh të futbollit evropian, do të përcaktohen pas ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve.
Ekipi spanjoll Atletico Madrid, do të jetë nikoqir i ekipit anglez Arsenal në stadiumin "Metropolitano". Ndeshja e parë mes dy klubeve përfundoi baraz me rezultatin 1-1.
Ndërsa Olympique Marseille nga Franca do të përballet me klubin austriak Salzburg. Në ndeshjen e parë fitoi ekipi francez me rezultatin 2-0.
Finalja e UEFA Ligës së Evropës do të luhet më 16 maj të mërkurën në qytetin Lyon të Francës.