Hakan Çopur
26 Gusht 2018•Përditësim: 27 Gusht 2018
WASHINGTON (AA) – Senatori i Arizonës, John McCain i cili është një nga emrat e njohur të Republikanëve në SHBA dhe një periudhë kandidat për president ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e McCain thuhet se senatori i njohur republikan i cili luftonte kundër kancerit në tru ka vdekur të shtunën pasdite, sipas kohës lokale.
McCain, i cili trajtohej nga sëmundja e kancerit në tru që nga vera e vitit të kaluar e deri më tani, momentet e fundit të jetës së tij i kaloi me anëtarët e familjes.
Ditë më parë familja e tij njoftoi se tanimë do t’i jepet fund trajtimit të zbatuar për McCain dhe kjo ishte komentuar se McCain po i afrohet ditëve të fundit të jetës së tij.
McCain, i cili kohë pas kohe ka kritikuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump, njihet si një senator i cili vlerësohej si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët.
McCain në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ishte kandidat për president si përfaqësues i Partisë Republikane, ku humbi ndaj kandidatit të Demokratëve, Barack Obama. McCain gjatë viteve 1967-1973 ishte mbajtur si rob lufte në Luftën e Vietnamit.