Ali Cura
26 nëntor 2022•Përditësim: 27 nëntor 2022
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, njoftoi sot agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve "Belta", transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Anatoly Glaz.
Gjatë viteve 2008-2012, Makei ka kryer detyrën si shef i administratës presidenciale të Bjellorusisë ndërsa nga viti 2012 detyrën e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë.