Bota

Bjellorusi, në ditën e tretë të protestave arrestohen mbi 1.000 persona

Sipas Ministrisë bjelloruse e Shëndetësisë, në ngjarjet e përjetuara mbrëmë natën mes protestuesve dhe policisë janë plagosur 51 persona dhe 14 anëtarët të forcave të sigurisë

Ali Cura  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Bjellorusi, në ditën e tretë të protestave arrestohen mbi 1.000 persona

Minsk

Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Chemodanova, njoftoi se më shumë se 1.000 persona janë arrestuar në protestat pa leje të zhvilluara kundër fitores sipas të dhënave jo zyrtare të Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë Chemodanova tha se protestuesit dje zhvilluan protesta në 25 vendbanime në të gjithë vendin kryesisht në kryeqytetin Minks.

Protestuesit kanë kundërshtuar forcat e sigurisë që mbajnë rendin dhe janë përpjekur të pengojnë lëvizjen e automjeteve të transportit publik, tha Chemodanova, duke shtuar se "Janë arrestuar më shumë se 1.000 persona për shkak se kanë marrë pjesë në protesta pa leje".

Në një deklaratë nga Ministria bjelloruse e Shëndetësisë, u njoftua se në ngjarjet e përjetuara mbrëmë natën mes protestuesve dhe policisë janë plagosur 51 persona dhe 14 anëtarët të forcave të sigurisë.

Pas rezultateve jo zyrtare të zgjedhjeve që u mbajtën në fundjavë ku presidenti aktual Lukashenko deklaroi se ka fituar 80.23 të votave, opozita në Bjellorusi doli nëpër rrugë me pretendimin për mashtrime në zgjedhje. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit vazhdojnë aktet e tyre prostestuese që nga nata e të dielës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın