Şerife Çetin
16 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
ANKARA (AA) - Ndotja ekstreme e ajrit në Kinë, e cila ka ndikuar negativisht në jetesën e miliona njerëzve, ka lidhje me shkrirjen e shpejtë të akullnajave, thuhet në një studim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në studimin e publikuar në revistën Science Advances theksohet se shkrirja e shpejtë e akullnajave në Arktik si rezultat i ngrohjes globale, edhe pse gjendet larg Kinës mijëra kilometra, dhe rritja e reshjeve të borës në Siberi, ka ndryshuar kushtet klimatike në muajt dimëror në lindje të vendit dhe ka prodhuar kushte "stagnante" klimatike.
Sipas studimit, krijimi më i shpeshtë i kushteve klimatike "stagnante" pamundëson shpërndarjen e ajrit të ndotur dhe në këtë mënyrë niveli i ajrit që përmban molekula helmuese rritet në mënyrë ekstreme. Studimi po ashtu bën të ditur me krijimin e shtypjes së lartë në rajon nga ndryshimi i kushteve klimatike, erërat nuk mund të fryjnë në mënyrë të fuqishme dhe për këtë arsye ndotja e ajrit nuk mund të largohet përmes erës.
Profesori Yuhang Wang, drejtuesi i studimit, ka thënë se "Edhe pse emetimi i gazit serrë është zvogëluar në katër vitet e fundit në Kinë, nuk ka ndryshim në nivelin e mjegullës intensive në muajt e dimrit."