Bota

NATO vendos avionët AWACS në veri pranë Rusisë

NATO po dërgon në Lituani avionët e paralajmërimit të hershëm nga ajri të njohur si AWACS, për të ndjekur aktivitetet ushtarake të Rusisë

Ömer Tuğrul Çam  | 28.09.2023 - Përdıtësım : 28.09.2023
NATO vendos avionët AWACS në veri pranë Rusisë

Bruksel

BRUKSEL (AA) - NATO po dërgon në Lituani avionët e paralajmërimit të hershëm nga ajri të njohur si AWACS, për të ndjekur aktivitetet ushtarake të Rusisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga NATO thuhet se 2 avionë AWACS do të mbërrijnë sot në rajonin Siauliai të Lituanisë.

Zëvendës zëdhënësi i NATO-s, Dylan White tha se fokusi intensiv për sigurinë në rajonin e Baltikut është rritur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. "Avionët tanë AWACS mund të zbulojnë avionët dhe raketat e tjerë nga qindra kilometra largësi", tha White.

Avionët e NATO-s po dërgohen në Lituani nga baza ajrore Geilenkirchen e Gjermanisë. Në Lituani do të shkojë edhe një personel ushtarak prej 150 personash të cilët do të qëndrojnë në vend për të paktën disa javë. Avionët AWACS të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, kanë kryer qindra fluturime në Evropën Lindore për të monitoruar avionët luftarakë rusë.

NATO pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës rriti praninë ajrore në krahun lindor të saj. Në rajon u vendosën shumë avionë luftarakë, avionë zbulues dhe monitorues si dhe avionë tankerë. Së fundmi SHBA-ja dërgoi 4 avionë shtesë F-16 në Rumani me qëllimin për të forcuar patrullimet ajrore të NATO-s, pasi në Rumani u gjetën pjesë të mjeteve ajrore pa pilot për të cilat u pretendua se i përkisnin Rusisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın