Sayed Khodaberdi Sadat
30 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
KABUL (AA) - Në sulmin ajror të realizuar në qarkun Açin të krahinës lindore të Afganistanit, Nangarhar, kanë vdekur 14 anëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogjani, në një deklaratë për AA, theksoi se mjeti ajror pa pilot i forcave të NATO-s ka bombarduar pozicionet e DEASH-it në rajonet Mamand Mergej dhe Sathan.
Ai duke treguar se në sulm kanë vdekur 14 pjesëtarë të DEASH-it, tha se mes tyre gjendet edhe një grua terroriste.
Hogjani shtoi se në sulmin ajror nuk kanë pësuar dëme civilët.