Bota

NATO: Kthimi i anijes turke në port ndihmon në uljen e tensionit

Shefi i NATO-s po ashtu theksoi rëndësinë e rolit të NATO-s në adresimin e dallimeve dhe gjetjen e "hapave pozitive në drejtimin e duhur" kur ka mosmarrëveshje midis vendeve anëtare, përkatësisht Turqisë dhe Greqisë

Rabia İclal Turan  | 30.11.2020 - Përdıtësım : 30.11.2020
NATO: Kthimi i anijes turke në port ndihmon në uljen e tensionit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se kthimi në port i anijes turke të shpimit Oruç Reis ndihmon në uljen e tensionit në Mesdheun Lindor midis dy anëtarëve të aleancës, Turqisë dhe Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Oruç Reis është në port nga sot, me sa jam informuar, që ndihmon në uljen e tensioneve dhe e bën më të lehtë po ashtu arritjen e progresit në dekonflikt", tha Stoltenberg në një konferencë për media para takimit të kryediplomatëve të NATO-s, që do të mbahet më 1-2 dhjetor.

Ai shtoi se ka paraqitur propozime se si të forcohet mekanizmi i dekonfliktit midis dy vendeve dhe si të reduktohen rreziqet e mëtejshme për incidente dhe aksidente.

"Por sigurisht, ne duhet të gjejmë mënyra që funksionojnë si për Greqinë ashtu edhe për Turqinë", u shpreh Stoltenberg.

Shefi i NATO-s po ashtu theksoi rëndësinë e rolit të NATO-s në adresimin e dallimeve dhe gjetjen e "hapave pozitive në drejtimin e duhur" kur ka mosmarrëveshje midis vendeve anëtare, përkatësisht Turqisë dhe Greqisë.

"Unë po ashtu shpresoj që dekonflikti ushtarak në NATO, ku kemi parë disa hapa të rëndësishme në drejtimin e duhur, mund të ndihmojë për të hapur rrugën drejt negociatave. Dhe kjo është diçka për të cilën Gjermania po punon, por edhe disa vende të tjera dhe natyrisht NATO i mbështet fuqishëm këto përpjekje", tha Stoltenberg.

Ankaraja kritikon Greqinë për ndjekjen e politikave maksimaliste në Mesdheun Lindor dhe thekson se pretendimet detare greke shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.