Rahmi Gündüz
02 nëntor 2016•Përditësim: 03 nëntor 2016
PARIS (AA) - Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, ka marrë vendimin për të mbyllur katër xhami me arsyetimin se "përhapin ideologji radikale në kundërshtim me vlerat e Republikës së Francës", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të ministrit Cazeneuve thuhet se, "Me arsyen se kërcënojnë sigurinë publike dhe se kryhen takime që përhapin ideologji radikale në kundërshtim me vlerat e Republikës me një vendim administrativ mbyllen 4 xhami në rajonet Yvelines, en Seine-Saint-Denis dhe le Val-de-Marne".
Ministri francez ka theksuar gjithashtu se "vazhdon vendosmëria e qeverisë që në kuadër të parimeve të Republikës të garantojë pa asnjë problem lirinë e besimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve".