Bota, Koronavirusi

Në Azerbajxhan fillon vaksinimi kundër COVID-19

Azerbajxhani planifikon të sigurojë gradualisht katër milionë doza të vaksinës

Ruslan Rehimov  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Në Azerbajxhan fillon vaksinimi kundër COVID-19

Baku

Në Azerbajxhan ka filluar vaksinimi masiv kundër llojit të ri të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA). 

Azerbajxhani si dhe Turqia, vendosën për vaksinën Sinovac, ndërsa dozën e parë e mori ministri i Shëndetësisë, Oktay Sireliyev.

Përveç ministrit, kreu i Agjencisë Shtetërore të Sigurimeve Shëndetësore, Zaur Aliyev dhe kryetari i bordit të drejtorëve të Unionit për Njësitë Rajonale Mjekësore (TABIB), Ramin Bayramli, gjithashtu u vaksinuan.

Ministri Sireliyev tha se hulumtimet e shkencëtarëve kanë treguar se Sinovac është vaksina më e mirë. "Kjo vaksinë ka kaluar testimet klinike në disa vende. Edhe vendi vëlla i Turqisë gjithashtu përdor këtë vaksinë", tha ministri Sireliyev.

Aliyev kujtoi se Azerbajxhani është një nga vendet që e para nisi proceset lidhur me vaksinimin. Ai theksoi se zgjodhën vaksinën më të sigurt midis atyre që ofrohen.

"Besoj se së shpejti do t'i shohim rezultatet e vaksinimit. Do të jemi një nga vendet e para që do t'i japim fund pandemisë", tha Aliyev.

Azerbajxhani planifikon të sigurojë gradualisht katër milionë doza të vaksinës. Pas kësaj, është e nevojshme të jepet doza e dytë, ndërsa qëllimi është të vaksinohen rreth 40 për qind e popullsisë.

Vaksinimi do të duhet të bëhet në dy raunde, ndërsa në raundin e parë do të jenë punonjësit shëndetësorë, personat e vjetër prej 65-vjeç dhe forcat e sigurisë të angazhuar lidhur me luftën kundër pandemisë.

Në raundin e dytë, planifikohet të vaksinohen personat që kanë sëmundje respiratore, pacientët me hemodializë, të sëmurët me diabet, personat me sëmundjet kronike, më të vjetër se 50-vjeç, të punësuarit në arsim, transportin publik dhe sektorin bankar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın