Fatjon Cuka
10 Gusht 2021•Përditësim: 11 Gusht 2021
Në Shqipëri është shënuar rritje në rastet e reja me me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 220 raste të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 134.201.
Gjatë orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje dhe numrin e të vdekurve në vend vazhdon të mbetet 2.460.
Gjithashtu janë shëruar edhe 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.470, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 1.271.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 5.536 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 938.527 testime për personat e dyshuar me COVID-19.