Ömer Aydın
25 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
STRASBURG (AA) - Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) diskutoi mbi sulmet e Izraelit në Gaza dhe bllokadën e zbatuar prej mase 9 vitesh me ç'rast vuri në dukje se kjo është një mënyrë ndëshkimi masiv ndaj popullatës së rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
APKE-ja e cila është mbledhur në Strasburg në sesionin me temë "Kriza humanitare në Gaza" ka diskutuar raportin e përgatitur nga parlamentarja suedeze Eva-Lena Jansson dhe ka pranuar duke votuar draftin në lidhje me çështjen. Në draft theksohet se bllokada e zbatuar që prej 9 vitesh në Gaza nga Izraeli dhe Egjipti ka shkaktuar pasoja shumë të rënda nga pikëpamja njerëzore dhe politike dhe se sulmi ushtarak që Izraeli ka ndërmarrë në vitin 2014 në Gaza ka rënduar edhe më shumë këtë situatë.
Ndër të tjera në draftin prej 12 pikash thuhet se "APKE ka shqetësime të mëdha për situatën në Gaza dhe për mos marrjen e masave të nevojshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe palët e lidhura me këtë". Më tej thuhet se 80 përqind e popullatës së Gazës ka nevojë për ndihma humanitare.
Në draft vihet theksi se për të siguruar stabilitetin në Lindjen e Mesme gjetja e zgjidhjes ndaj krizës humanitare në Gaza është çështje parësore ku radhiten përgjegjësitë që duhet të zbatojë komuniteti ndërkombëtar dhe Izraeli. Sipas kësaj i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar për gjetjen e fondeve të nevojshme me qëllim për të gjetur një zgjidhje të përhershme ndaj problematikës së ujit dhe energjisë në Gaza, ndërtimin e shkollave.
Qeverisë së Izraelit i bëhet thirrje për heqjen e bllokadës, të krijojë kushtet e nevojshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe eksporteve të mallrave kryesisht të produkteve të bujqësisë dhe të tekstileve, të rrisë rezervat e ujit të pijshëm në Gaza, të nxjerrë në 20 milje hapësirën për peshkatarët si dhe t'i japë fund përdorimit të forcës së tepruar pa shkak ndaj civilëve palestinezë në rajonet tampon dhe në rajonet e peshkimit.
Në draftin e votuar me 46 vota dhe me 12 vota kundër dhe 2 abstenim është bërë thirrje për mbajtjen e një samiti ndërkombëtar për Gazën. Më tej në raport vihet theksi se mbështetet propozimi i zgjidhjes me dy shtete e cila shihet si zgjidhja e vetme për problematikën në rajon dhe se qeveritë e Izraelit dhe Palestinës mbështeten në këtë rrugë.
Ndërsa gjatë diskutimeve për draftin raportuesja Eva-Lena Jansson tha se qeveria e Izraelit dhe e Egjiptit kanë penguar vizitën e saj në Gaza gjatë periudhës së përgatitjes së raportit. "Në Gaza ka mungesë të ujit dhe energjisë elektrike. Nga kjo ndikohen institucionet që ofrojnë shërbimet shumë themelore", tha ajo.
Nga ana tjetër edhe deputetja e AK Partisë për Stambollin dhe anëtarja e delegacionit të Turqisë në APKE, Serap Yaşar potencoi se bllokada e cila vazhdon që prej 9 vitesh është turp edhe për ata që e zbatojnë por edhe për ata që e injorojnë.
"Gaza është një burg në qiell të hapur me mungesë të nevojave themelore si ujë, ilaçe, energji elektrike, nevoja themelore nga të cilat edhe të dënuarit nuk mund të privohen nga këto", tha Yaşar.