Murat Özgür Güvendik
23 Dhjetor 2024•Përditësim: 24 Dhjetor 2024
Si pasojë e ciklonit "Chido" në Mozambik, numri i viktimave është rritur në 94, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Institutit Kombëtar për Menaxhimin dhe Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësive (INGD) thuhet se cikloni "Chido" goditi brigjet e Mozambikut në Oqeanin Indian që nga 15 dhjetori.
Në deklaratë thuhet se numri i personave që humbën jetën nga cikloni është rritur në 94. Cikloni ka arritur shpejtësinë prej 260 kilometrash në orë. Si pasojë janë lënduar 768 persona ndërsa rreth 622 mijë persona janë prekur.
Bëhet e ditur se nga cikloni janë dëmtuar 52 qendra shëndetësore, 89 objekte publike dhe 250 shkolla, ndërsa janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht rreth 140 mijë banesa.
- Numri i viktimave në Malavi rritet në 13
Në deklaratën e Departamentit për Çështjet e Menaxhimit të Fatkeqësive (DODMA) në Malavi thuhet se është rritur në 13 numri i personave që kanë humbur jetën nga cikloni "Chido" i cili është efektiv që nga 15 dhjetori.
Theksohet se më shumë se 35 mijë persona janë prekur nga cikloni.
Cikloni "Chido" më 14 dhjetor goditi koloninë franceze Mayotte në Oqeanin Indian, një nga ishujt e prekur negativisht nga kriza klimatike.
Cikloni ishte efektiv në Mozambik, Malavi dhe Zimbabve.