Burç Eruygur
23 Dhjetor 2024•Përditësim: 23 Dhjetor 2024
Të paktën dy persona janë plagosur për shkak të një sulmi rus me dron gjatë natës në rajonet verilindore të Ukrainës, Kharkiv dhe Khmelnytskyi perëndimor, thanë autoritetet lokale sot, transmeton Anadolu.
Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov tha në Telegram se një burrë 56-vjeçar u plagos rëndë si rezultat i sulmit me dron në qytetin Kupiansk, një front i madh në ofensivën e Moskës në Ukrainën lindore, veçanërisht në rajonin e Kharkivit.
Në një sulm tjetër me dron, guvernatori i Khmelnytskyit, Serhii Tiurin tha se një person u plagos dhe pajisjet në një ndërmarrje u dëmtuan.
Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja ajrore rrëzoi 47 nga 72 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia në Kharkiv dhe Khmelnytskyi si dhe rajonet Poltava, Sumy, Kyiv, Chernihiv, Cherkasy, Zhytomyr dhe Odesa.
Në Kiev, guvernatori Ruslan Kravchenko tha në Telegram se mbeturinat nga dronët e rrëzuar dëmtuan një linjë elektrike në një nga rrethet e rajonit, por që atëherë furnizimi me energji është rivendosur.
Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende për sulmin.