Bota

Lavrov: NATO refuzon të bisedojë me ushtrinë ruse

"NATO nuk dëshiron aspak të komunikojë përmes ushtrisë", tha Lavrov, duke folur në Konferencën e Moskës për Sigurinë Kombëtare

Elena Teslova  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Lavrov: NATO refuzon të bisedojë me ushtrinë ruse

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se NATO refuzon të ketë kontakte me ushtrinë ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

"NATO nuk dëshiron aspak të komunikojë përmes ushtrisë", tha Lavrov, duke folur në Konferencën e Moskës për Sigurinë Kombëtare.

Lavrov kujtoi se Rusia sugjeroi NATO-n të pajtohet për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake larg kufijve të njëri-tjetrit dhe të mos vendosin raketa me rreze të ndërmjetme në Evropë, por se nuk mori asnjë përgjigje.

"Propozimet konstruktive të Rusisë për të reduktuar tensionet ushtarake përgjatë gjithë vijës së kontaktit midis vendit tonë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë qenë në tryezë për gati dy vite", tha Lavrov.

Lavrov u shpreh i befasuar nga ajo që ai e quajti "hipokrizia e NATO-s" në lidhje me tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Qiejve të Hapur (OST).

Më tej, kryediplomati rus tha se Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO i bënë thirrje Rusisë të mos "shkatërrojë" marrëveshjen megjithëse ishte SHBA që njoftoi e para se u tërhoq nga traktati, duke e bërë pjesëmarrjen e Rusisë në të "të papërshtatshme".

"Ajo që bie në sy është reagimi ndaj këtij hapi absolutisht të natyrshëm dhe të shënuar prej kohës (tërheqja e Rusisë nga OST-ja) nga ana e NATO-s dhe BE-ja, që të dy në mënyrë hipokrite i kërkuan Moskës që të mos shkatërrojë traktatin, sikur ata kishin harruar vendimin e pakthyeshëm të Washingtonit për t'u tërhequr nga ai si shkaku kryesor i krizës aktuale", u shpreh Lavrov.

Perëndimi, tha ai, duke bërë pretendime ndaj palës ruse, është i heshtur se gjatë 10 viteve të fundit ajo "ka injoruar rëndë detyrimet e saj sipas Traktatit të Qiejve të Hapur, duke mbyllur një pjesë të konsiderueshme të territorit të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Francës" për avionët rusë.

Traktati i Qiejve të Hapur hyri në fuqi më 1 janar të vitit 2002. Ai u hartua për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe transparencën në ndërtimin ushtarak dhe për të sugjeruar mundësinë e fluturimeve të mbikëqyrjes ajrore të pa-armatosur mbi të gjithë territorin e vendeve pjesëmarrësve në traktat.

SHBA nisi procesin e tërheqjes nga OST-ja në nëntor nën administratën e ish-presidentit Donald Trump, duke shkaktuar një përgjigje simetrike nga Rusia.

Më 7 qershor, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj duke përfunduar tërheqjen e Rusisë nga traktati.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın