Bota

Estonia do të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë në vend

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, në një konferencë javore për shtyp njoftoi vendimet që qeveria ka marrë për ndalesën e hyrjes në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë

Ömer Faruk Yıldız  | 11.08.2022 - Përdıtësım : 12.08.2022
Estonia do të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë në vend

Gjenevë

Qeveria e Estonisë njoftoi se do të zbatojë ndalimin e vizës për shtetasit rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, në një konferencë javore për shtyp njoftoi vendimet që qeveria ka marrë për ndalesën e hyrjes në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë.

Reinsalu vuri theksin se për shtetasit rusë do të ndalojnë hyrjen në vend me vizat Schengen që kanë marrë përmes Estonisë dhe theksoi se vizat e marra do të vazhdojnë të jenë të vlefshme për vendet e tjera të zonës Schengen.

Pasi bëri të ditur se ata që kanë marrë viza Schengen nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të mbahen jashtë sanksionit, Reinsalu u bëri thirrje vendeve të BE-së që të zbatojnë ndalesën e vizave Schengen për Rusinë në mënyrë që kjo ndalesë të zgjerohet.

Diplomatët dhe ata me leje të përhershme qëndrimi janë të përjashtuar nga kjo ndalesë

Ata që kanë leje të përhershme qëndrimi në Estoni do të mbahen jashtë kësaj ndalese, ths Reinsalu. Ai njoftoi se përveç kësaj në Estoni mund të hyjnë punonjësit e ambasadës ruse dhe familjet e tyre, punonjësit e sektorit të transportit dhe udhëtimeve, ata që kanë të drejtën e lëvizjes së lirë sipas ligjeve të BE-së, ata që vizitojnë të afërmit dhe ata që bëjnë kërkesë për vizitë për arsye humanitare.

Gjithashtu Reinsalu tha se për të ndaluar hyrjen në vend nga kufijtë tokësorë për shtetasit rusë që marrin vizë Schengen nga një vend jashtë Estonisë, do të kryejnë një studim të përbashkët me Ministrinë e Brendshme në javët e ardhshme.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, në një postim në median sociale më 9 gusht u bëri thirrje vendeve evropiane për "ndalimin e dhënies së vizave për Rusinë".

Kallas kishte deklaruar se "Të vizitosh Evropën nuk është një e drejtë njerëzore, por është një privilegj, ka ardhur koha t'u jepet fund udhëtimeve nga Rusia".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın