Mahmoud Barakat
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Tre anëtarë të së njëjtës familje u vranë të martën vonë, kur një predhë e hedhur nga grupi terrorist DEASH goditi shtëpinë e tyre në qytetin verior irakian të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i ushtrisë Karam al-Naemi ka deklaruar se dy persona të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në lagjen al-Zahraa në verilindje të Mosulit.
Ndërkohë, avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të goditën një pozicion të DEASH-it në Mosulin qendror, tha oficeri i policisë Hadi Shukr.