Bedrudin Brlyavac
01 Dhjetor 2017•Përditësim: 01 Dhjetor 2017
MOSKË (AA) – Kryeqyteti i Rusisë, Moska, tashmë gjendet në ndriçime të llojllojshme para festive të fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrugët kryesore dhe sheshet e kryeqendrës ruse janë ndriçuar dhe dekoruar me qëllim që banorët dhe turistët t’i presin festat në ambientin sa më të bukur.
Vëmendje më të madhe edhe sivjet tërheq marketi i Kërshëndellave në Sheshin e Kuq, sheshin më të famshëm të qytetit të Moskës.
Autoritetet e qytetit presin që në natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit të vitit 2018, qendra e qytetit të shndërrohet në vendin më të vizituar në kryeqendër me viiztorë nga vendi dhe jashtë.