Bota

Moskë, mbahet "Valsi i Fitores" me pjesëmarrjen e 200 çifteve

Në kryeqytetin rus Moskë, u mbajt aktiviteti "Valsi i Fitores" me rastin e shënimit të 80-vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore

Alban Agushi  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Moskë, mbahet "Valsi i Fitores" me pjesëmarrjen e 200 çifteve Foto: Sefa Karacan/AA

Moskë

Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, u mbajt aktiviteti "Valsi i Fitores" me rastin e shënimit të 80-vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, raporton Anadolu.

Në aktivitetin që u mbajt para Qendrës së Ekspozitës së Rusisë, morën pjesë 200 çifte nxënësish, të cilët festuan duke kërcyer vals me kostume të viteve 1940.

Data 9 maj në Rusi përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste dhe kjo ditë festohet në vend duke mbajtur parada me parakalimin e forcave dhe automjeteve të ndryshme ushtarake.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın