Kübra Chohan
27 Janar 2018•Përditësim: 28 Janar 2018
ANKARA (AA) - I dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, do të marrë pjesë në një samit të planifikuar për konfliktin në Siri, që do të mbahet në Soçi të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric, thuhet se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u informua nga Mistura lidhur me zhvillimet nga takimi i cili u mbajt në Vjenë më 25 dhe 26 janar, për çka vendosi të pranojë ftesën e Federatës Ruse për të dërguar një përfaqësues në mbledhjen e veçantë kushtuar Sirisë.
“Sekretari i Përgjithshëm beson fort se Kongresi (Kongresi i Dialogut Kombëtar) në Soçi do të jetë një kontribut i rëndësishëm për procesin e ringjallur të bisedimeve ndër-siriane, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”, tha Dujarric.
Më herët gjatë ditës, opozita siriane tha se nuk do të marrë pjesë në takimin në fjalë. Njoftimi u bë nga Nasir Hariri, kryetar i Komitetit të Lartë për Negociata (HNC), të cilës i parapriu takimi i mbajtur në Vjenë.
Njëra nga pikat e Kongresit të Dialogut Kombëtar në Siri që do të mbahet në Soçi, do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të besueshme, demokratike dhe transparente në Siri. Kongresi do të mbahet në datat 29 dhe 30 janar.