Ahmet Dursun
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Ministri iranian i Mbrojtjes, Hysejin Dehkan, ka deklaruar se përkundër deklaratave të SHBA-së, testimi i raketës balistike ka qenë i "suksesshëm", transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë deklaratë ai e ka bërë për agjencinë zyrtare të lajmeve në Iran, Tesnim. Në lidhje me provat për raketën balistike ministri Dehkan është shprehur se "Ky testim ishte i suksesshëm."
Ndërsa për deklaratat e SHBA-së se testimi është në kundërshtim me marrëveshjen për programin bërthamor, Dehkan ka shtuar: "Provat raketore të Iranit nuk janë në kundërshtim me marrëveshjen numër 2231 mbi programin bërthamor."