Dildar Baykan
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Në bisedën telefonike mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper dhe ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, kanë rënë dakord që të gjithë palët në Mesdheun Lindor dhe Afrikën Veriore të respektojnë normat ndërkombëtare dhe të vazhdojnë vetëpërmbajtjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) Esper dhe Panagiotopoulos kanë trajtuar "bashkëpunimin e fuqishëm në fushën e mbrojtjes" mes SHBA-së dhe Greqisë.
Sipas deklaratës të dy ministrat gjithashtu kanë biseduar rreth shqetësimeve të sigurisë në lidhje me juglindjen e Evropës, Rusisë dhe Kinës. "Në lidhje me Mesdheun Lindor dhe Afrikën Veriore, Esper dhe Panagiotopoulos kanë rënë dakord që të gjithë palët të respektojnë normat ndërkombëtare dhe të vazhdojnë vetëpërmbajtjen", thuhet në deklaratë.