Mücahit Aydemir
25 shkurt 2022•Përditësim: 25 shkurt 2022
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, ka diskutuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme izraelite, Lapid dhe Baerbock kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Lapid dhe Baerbock diskutuan për "situatën në Ukrainë dhe pasojat globale".
Lapid gjithashtu foli në telefon me homologun e tij amerikan, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin e tij për sigurinë e izraelitëve që përpiqen të largohen nga Ukraina.