Bota

Merkel kërkon t’i jepen fund luftimeve në Libi

Seibert tha se gjatë telefonatës midis Merkel dhe al-Sisi, krerët po ashtu kanë diskutuar krizën e Sudanit, ku kancelarja gjermane ka theksuar rëndësinë e një kalimi të shpejt në qeverisjen civile në vend

Ayhan Şimşek  | 15.04.2019 - Përdıtësım : 15.04.2019
Merkel kërkon t’i jepen fund luftimeve në Libi Foto: AA/Arhiva

Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga palët e konfliktit në Libi që t’i japin fund luftimeve dhe t’u kthehen negociatave të paqes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, bëri të ditur se Merkel ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin egjitpian, Abdel-Fattah al-Sisi, ku u përqëndruan në zhvillimet e fundit në Libi dhe Sudan.

“Kancelarja ka shprehur shqetësime rreth eskalimit aktual ushtarak në Libi”, tha Seibert, duke iu referuar ofensivës ushtarake të Khalifa Haftarit, i cili komandon forcat beskine të qeverisë së bazuar në lindje të Libisë, për të pushtuar kryeqytetin Tripoli.

“Kancelarja ka bërë thirrje për t’iu kthyer negociatave dhe procesit politik të udhëhequr nga OKB sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ai.

Presidenti egjiptian, al-Sisi, të dielën zhvilloi bisedime me komandantin Haftar në Kajro.

Seibert tha se gjatë telefonatës midis Merkel dhe al-Sisi, krerët po ashtu kanë diskutuar krizën e Sudanit, ku kancelarja gjermane ka theksuar rëndësinë e një kalimi të shpejtë në qeverisjen civile në vend.

“Duhet të ketë një proces politik të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, i cili duhet të adresoj pritjet e popullit sudanez për reforma ekonomike dhe politike”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.