Dildar Baykan
08 shkurt 2017•Përditësim: 09 shkurt 2017
ANKARA (AA) - Bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump, Melania Trump, ka paditur me 150 milionë dollarë gazetën britanik "Daily Mail", për shkak të një lajmi të publikuar nga kjo gazetë ku thuhet se Melania në të kaluarën ka punuar si “eskorte” (shoqëruese), raporton Anadolu Agency (АА).
Sipas lajmit të publikuar nga Bloomberg, avokatët e Melania Trump kanë pohuar se në periudhën kur “Zonja e Parë” është “gruaja më e fotografuar në botë”, lajmi në fjalë ia humb asaj mundësinë që të fitojë të ardhura nga brendet e saj të modës, bizhuterisë dhe të kozmetikës.
Melania Trump, nga ana tjetër, ka theksuar se “Tani pata fituar mundësinë për të formuar një brend të gjerë në kategorinë e disa prodhimeve, mundësi e cila nuk do të më jepet edhe një herë gjatë jetës. Kisha mundësi që të fitoj të ardhura nga disa produkte siç janë aksesuarët, këpucët si dhe produkte të kozmetikës, por kjo nuk u realizua".