Gamze Türkoğlu Oğuz
26 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
MEXICO CITY (AA) – Forcat e policisë në Acapulco, Meksikë, janë nën hetim për shkak të dyshimit për lidhje me bandat e narkotikëve, raporton Anadolu Agency (AA).
BBC raporton se oficerët e policisë në Acapulco janë arrestuar, ndërsa armët dhe radio stacionet e tyre janë konfiskuar. Hetimi u bë pas dyshimeve se pjesëtarët e bandës së narkotike u infiltruan në radhët e nëpunësve të policisë.
Për dy nëpunës të shquar policorë është shpallur fletarrest nën dyshimin për lidhje me vrasje.
Për shkak të hetimit në policinë lokale, në qytet do të patrullojë policia federale dhe ushtria.
Gjatë viteve të fundit në rritje është numri i veprave penale lidhur me trafikimin e drogës dhe vrasjeve.
Policia lokale në Meksikë për disa arsye, në mesin e të cilëve janë edhe të ardhurat e vogla, lehtë mund të jenë objektiv i narko-kartelëve.