Sinan Doğan
08 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Sipas informacioneve të para, thuhet se 44 mbetje kockash u gjetën gjatë kontrolleve të kryera në një zonë të pabanuar në veri të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin meksikan, në gërmimet e kryera në qytetin Cuauhtemoc në shtetin Chihuahua, të shoqëruar nga prokuroria dhe policia, janë gjetur një numër i madh mbetjesh kockash.
Deri më tani në kërkime janë gjetur 44 fragmente kockash.
Me pjesëmarrjen e anëtarëve të organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të të afërmve të zhdukurve vazhdojnë gërmimet në vend.
Mbetjet e grumbulluara të kockave iu dorëzuan ekipeve të Drejtorisë së Shkencave Ligjore për ekzaminim dhe analizë.