Hasan Esen
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
BRUKSEL (AA) - Meksika për të cilën SHBA-ja ka vendosur ndërtimin e murit në kufi dhe Bashkimi Evropian, i cili ka humbur shpresën për marrëveshjen e tregtisë së lirë që dëshironte ta realizonte me Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim për solidarizim dhe bashkëpunim në trageti kundër presidentit amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate të publikuar nga Komisioni i BE-së njoftohet se Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë vendosur të përditësojnë dhe të përshpejtojnë negociatat e kryera për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të nënshkruar mes palëve në vitin 2000.
Vendimi për përshpejtimin e negociatave bëhet i ditur se është marrë në bisedën telefonike të kryer mes anëtares së komisionit të BE-së, përgjegjëse për tregtinë Cecilia Malmström dhe ministrit meksikan të Ekonomisë, ldefonso Guajardo.
Në lidhje me çështjen Malmström dhe Guajardo kanë publikuar edhe një deklaratë të përbashkët në të cilën vihet në dukje se me përditësimin që krijohen punësime, do të forcohet rritja, do të rritet konkurrenca e kompanive dhe do të ofrohen alternativa për konsumatorët.