Elvir Hociç
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
MEXICO CITY (AA) – Një nga liderët më të kërkuar të kartelëve të drogës dhe trafikuesve ndërkombëtar Damasco Lopez Nunez është arrestuar në Mexico City, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori zyrtar shtetëror i Meksikës Omar Hamid Garcia konfirmoi se Lopez Nunez është arrestuar në operacionin e djeshëm policor gjatë bastisjes së një ndërtese në veriperëndim Mexico City.
Garcia po ashtu tha se gjatë arrestimit nuk ka pasur kurrfarë indicente, as rezistencë nga pala tjetër. Lopez Nunez është një nga njerëzit e parë të kartelit famëkeq meksikan Sinaloe që merret me trafikimin e drogës, larjen e parave dhe gjëra tjera kriminale në Meksikë dhe më gjerë.
Organet hetimore të Meksikës konsiderojnë se Nunez në krye të narko kartelit më të madh meksikan ka qenë trashëgimtar i Joaquin “El Chapo” Guzman i cili në janar u ekstradua në SHBA.