İlkay Guder
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
SOÇI (AA) - Ka nisur takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i cili ka nisur në rezidencën presidenciale shtetërore në Soçi të Rusisë orën 13.35, pas fjalimit përshëndetës do të vazhdojë me dyer të mbyllura për median.
Në takim të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, zv.sekretari i përgjithshëm i Presidencës turke Ibrahim Kalın dhe kreu i shërbimeve inteligjente Hakan Fidan.